Ibra i rrëmben numrin 9 francezit Martial

25/07/2016 00:00

Edhe pse ende nuk e ka nisur aventurën e tij te Manchester United, Ibrahimovic ka vendosur diktatin e tij. Gjigandi suedez ka zgjedhur të mbajë numrin 9 në fanelë, në aventurën e tij të parë angleze.

Por deri këtu nuk ka asgjë të keqe, nëse fanela me numër 9 nuk do të kishte një pronar: sezonin e shkuar te “Djajte e Kuq” atë numër në fanelë e ka mbajtur Anthony Martial, i cili duket se nuk e ka pritur shumë mirë zgjedhjen që ka bërë Ibra.

Sipas asaj që shkruan “The Sun”, francezi që një vit më parë u ble për shifrën rekord 80 milionë nga Monaco, nuk është lajmëruar nga drejtuesit që këtë sezon do të mbajë numrin 11, duke qenë se është me pushime.

Reagimi i tij erdhi nëpërmjet rrejeteve sociale, me një postim, ku ai ka vendosur një foto të tij me fanelën me numër 9, si për të thënë që ai numër i përket atij dhe askujt tjetër.

Top Channel