Rosberg më i shpejti në provat e lira

22/07/2016 00:00

E premtja ishte një ditë e mirë për Nico Rosberg. Piloti i Mercedes regjistroi kohën më të shpejtë në provat e lira në Hungari dhe fill pas kësaj mbërriti rinovimi i kontratës me skuadrën gjermane edhe për dy vite të tjera.

Rosberg regjistroi kohën 1 minuta e 20 sekonda e 435 të qindtat, duke lënë pas Daniel Ricciardon me Red Bull e më pas Sebastian Vettel me Ferrari.

Koha e regjistruar premton një tjetër rezultat pozitiv për pilotin dhe skuderinë gjermane, por nuk ishte ky lajmi i ditës. Lajmi i ditës u shpërnda përmes rrjeteve sociale. Në profilet zyrtare të Mercedes, Rosberg dhe Toto Wolff njoftuan zgjatjen e kontratës deri në vitin 2018.

“Nico është blerja jonë. Negociuam prej disa muajsh këtë kontratë dhe ishte e qartë se dëshironim që të vazhdonim me të. Megjithatë, ishte e rëndësishmë që të firmosnim që të dyja palët dhe këtë e bëmë mbrëmjen e shkuar”, tha për Sky Sport, Toto Wolff.

Rosberg garon për Mercedes që prej vitit 2010 dhe në dy kampionatet e fundit është renditur i dyti, fill pas shokut të skuadrës, Lewis Hamilton.

Top Channel