Fansat e Perrie Edwards kanë ngacmuar ish të dashurin e kësaj të fundit, Zayn Malin, pasi këngëtarja postoi një tjetër foto seksi ku shihet me rroba banjoje në Spanjë, vend ku po kalon pushimet.

Ylli i Little Mix është vërshuar nga komplimentet duke marrë komente si “perfeksioni në një foto”, ndërsa shumë të tjerë kanë etiketuar Zayn duke i kujtuar se çfarë ka humbur.

Komentuesit nuk kanë lënë pa përmendur edhe Gigi Hadid, modelen e cila është në lidhje me Zayn Malik.

Ndërkohë Perrie po shijon disa ditë pushimi të merituar në Barcelonë bashkë me disa shoqe. Ditët e fundit ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram momente nga ditë me diell në plazh.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB