Ernest Gjoka, trajneri i ri i Kukësit

22/07/2016 00:00

Ernest Gjoka është trajneri i ri i Kukësit. Menjëherë pas eliminimit nga raundi i dytë kualifikues në “Europa League” prej Austrisë së Vjenës, presidenti Safet Gjici nuk ka humbur kohë për të ndryshuar pankinën.

Ai kishte deklaruar se mund të konfirmonte Hasan Likën, vetëm në rast të kalimit të turit me Austrinë e Vjenës.

Për Ernest Gjokën, teknikun e fundit që ka çuar një trofe te Flamurtari – Kupën e Shqipërisë në sezonin 2013-2014  ku me vlonjatët mundi në finale pikërisht Kukësin, – bëhet fjalë për një sfidë të re me një skuadër kompetitive, me të cilën mund të synojë objektiva madhorë.

Më parë, Gjoka ka drejtuar Apoloninë, Kamzën, Tomorin dhe Flamurtarin.

Top Channel