Stoli i Argjentinës, hidhet ideja për Diego Simeonen

21/07/2016 00:00

Skuadra përfaqësuese e Argjentinës ende nuk e ka gjetur trajnerin e saj. Së fundmi në vendin amerikano-latin është hedhur ideja që në stol të jetë Diego Pablo Simeone, sigurisht pa e shkëputur nga Atletico Madrid.

“Simeone mund të bëjë si detyrën e trajnerit të klubit ashtu edhe atë të përfaqësuese”, tha një prej zyrtarëve të qeverisë argjentinase, Fernando Marin. “Nëse këtë e bëjnë futbollistët që luajnë në Europë, edhe për Simeonen kjo është diçka e realizueshme”.

Problemet që ka Federata Argjentinase për gjetjen e një trajneri janë të njëjtat që ka edhe Spanja.

Në vendin amerikanolatin nuk është zgjedhur ende presidenti i këtij institucioni, ndërkohë që nuk ka një datë të saktë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Një situatë e komplikon çështjen e zgjedhjes së trajnerit të kombëtares që pas pak më shumë se një muaji do të luajë ndeshjet e radhës së eliminatoreve të botërorit 2018.

Top Channel