Peter Sagan është fituesi i etapës së 16 të Turit të Francës. Çiklisti sllovak i Tinkoff e përshkoi itinerarin prej 209 km që përfundoi në Bern me kohën 4 orë 26 minuta e 2 sekonda, suksesi i i tij i tretë për këtë edicion të Turit.
Sagan tregoi edhe njëherë se është një mjeshtër i sprinteve, duke lënë pas në çastet e fundit çiklistin norvegjez të Aleksander Kristof, ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionua një tjetër norvegjez, Sondre Enger.
Përsa i përket klasifikimit të përgjithshëm, situata nuk ndryshon. Chris Froome ruan vendin e parë me kohën 72 orë 40 minuta e 38 sekonda.
Në vendin e dytë është holandezi Molema me 1 minutë e 47 sekonda më shumë, ndërsa në të tretin vazhdon të jetë britaniku Adam Yates me 2 minuta e 45 sekonda më shumë se bashkëkombësi i tij Froome.
Top Channel