Ronaldinho mahnit indianët

19/07/2016 00:00

Ronaldinho Gaucho, një prej futbollistëve më të mëdhenj në histori, tashmë është në moshën 36-vjeçare, por sërish tregon se nuk ka humbur thuajse asgjë nga klasi i tij.

Brazialiani ka marrë pjesë në një ndeshje futsali në Indi, ku ka dhuruar spektakël, ndërsa ka shënuar 5 gola për ekipin e tij në fitoren 7-2.

Në minikampionatin e futsalit në Indi marrin pjesë edhe lojtarë të tjerë që kanë luajtur më parë në nivele të larta në Europë, si Paul Scholes, Ryan Giggs, Hernan Crespo dhe Falcao, por klasi i Ronaldinho-s i ka eklipsuar të gjithë.

Top Channel