
Ish-peshëngritësi Pirro Dhima prej korrikut të 2017-s do të behet drejtori teknik në Federatën e Peshëngritjes së SHBA-ve.
Ai ka pranuar propozimin e kësaj federate për këtë rol, ndërkohë që do i besohet edhe vendi i këshilltarit administrativ të këtij sporti për zhvillimin e kësaj disipline, për edukimin e trajnerëve të rinj dhe zbulimin e talenteve të reja në SHBA.
Gjithashtu Federata Amerikane shpreson edhe në rritjen e numrit të sponsoreve të këtij sporti nisur nga emri i peshëngritësit të njohur, tre here fitues i medaljes së artë dhe njëherë i asaj të bronzit në katër olimpiada.
44-vjeçari nga Himara ka reaguar edhe në faqen e tij në “Facebook” duke thënë se : “Jam tepër entuziast nga perspektiva e bashkëpunimit tim me Federatën Amerikane të Peshëngritjes. Është një nder i madh për mua që më jepet kjo mundësi të ndihmoj vendin që dominon në shumë sporte në botë të mbizotërojë edhe në disiplinën që unë dua kaq shumë”.
Nga ana e tij, presidenti i Federatës së Peshëngritjes së SHBA-së, Fill Endrjus, ka deklaruar se mirëpret peshëngritësin e shquar , një nga personalitet më të respektuar në mbarë botën në peshëngritje, jo vetëm për shkak të arritjeve të tij sportive, por edhe kontributin e tij në këtë sport në përgjithësi.
Top Channel