Ibrahimovic: Cantona, mbreti te Manchester? Unë do të jem zot!

18/07/2016 00:00

Menjëherë pas zyrtarizimit të gjigantit Ibrahimovic te Manchester United, një legjendë e “Djajve të kuq”, Cantona, e uroi ekipin për blerjen më të fundit, por duket se menjëherë u ndje i kërcënuar, teksa thumboi suedezin duke thënë se ekziston vetëm një mbret i Manchester United dhe ai ishte vet francezi.

Megjithatë, Zlatan nuk mund të qëndronte pa reaguar mbi këtë deklaratë dhe reagimi ka ardhur ashtu siç di të përgjigjet ai.

“Unë e admiroj Cantona-n dhe e dëgjova se çfarë tha, por unë nuk dua të jem mbreti i Manchester-it, por zot i tij”, tha Ibra.

 

Top Channel