Tour de France, tjetër sukses i Mark Cavendish

17/07/2016 00:00

Mark Cavendish  vazhdon të bëjë historinë në Turin e Francës. Çiklisti britanik ishte fituesi i 14 i këtij aktiviteti, suksesi i katërt për të në këtë edicion dhe i 30 në karrierë duke iu afruar ndjeshëm legjendës belge të këtij sporti, Eddy Merkxx.

Në etapën e 14, që ishte e gjatë 208.5 km, britaniku arriti të fitojë me anë të sprintit final me kohën 5 orë 43 minuta e 49 sekonda. Në vendin e dytë më të njëjtën kohë u rendit Kristoff i skuadrës Katjusha, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua çiklisti sllovak i Tinkoff, Peter Sagan.

Përsa i përket klasifikimit të përgjithshëm, ai vazhdon të kryesohet nga Chris Froome me 63 orë 46 minuta e 40 sekonda i ndjekur në vendin e dytë nga holandezi Molema me 1 minutë e 47 sekonda më shumë, ndërkohë që në vendin e tretë gjendet britanika Adam Yates.

Top Channel