Rikthimi te Lazio, Strakosha: Të kënaqur me Inzaghin

17/07/2016 00:00

Djali i një prej gardianëve që ka mbrojtur për një kohë të gjatë portën e kombëtares shqiptare, Foto Strakosha, Thomas Strakosha është rikthyer sërish te Lazio pas një vit huazimi te Salernitana.

Fati ka dashur që të gjejë sërish në drejtim, ashtu sikur luante më parë te të rinjtë Simone Inzaghin.

Portieri shqiptar duke folur për “Lazio Style Channel”, ka vlerësuar 40 vjecarin që aktualisht mban postin e trajnerit të përkohshëm te Lazio.

“Jemi të gjithë të kënaqur”, është shprehur Strakosha, “japim gjithcka, është e rëndësishme që kam rigjetur mister Inzaghin, pasi njeh vlerat dhe difektet tona, e di se ku duhet punuar. Inzaghi mund të rikompaktësojë grupin, por në fushë na takon ne që të bëjmë shumë më tepër se sa sezonin e kaluar”, – ka deklaruar Strakosha.

Duket qartë se portieri i shpresave është kthyer me premisa të mëdha te Lazio, ndërsa shpjegon dhe ekpseriencën 12 mujore në Serinë B me Salernitanën duke u shprehur: “Seria B është një kampionat i vështirë, por të bën më të pjekur. Kur ikën nga Lazio has vështirësi, por ishte një vit që më rriti shumë.

Vështirësitë e mia në Serinë B kishin të bënin me gjetjen e ritmit pasi është një kampionat ku ka më shumë fizicitet dhe më pak cilësi”. – ka deklaruar Strakosha i cili e ka mbyllur intervistën me fjalët se të gjithë që janë aktualisht në grumbullim me skuadrën i kanë cilësitë për të qëndruar dhe secilit i duhet të tregojë në stërvitje se sa vlen”.

Top Channel