Bylykbashi: Reforma t’i çojë të korruptuarit në burg, jo në shtëpi

16/07/2016 00:00

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka mbyllur mbrëmjen e së shtunës sagën e komunikimeve online mes përfaqësuesve të partive politike lidhur me reformën në drejtësi.

“Shqiptarëve u duhet një reformë në drejtësi që i çon gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar në burg dhe jo në shtëpi!!!”, ka shkruar Bylykbashi në profilin e tij në Facebook.

Ai ka theksuar se, “vettingu i Ramës, gjyqtarin që merr para dhe shumëfishon pasurinë thjesht e heq nga puna dhe e dërgon në shtëpi”.

“Korrupsioni është krim, kërkon ndeshkim. Me burg! Korrupsioni është çështje prokurorie dhe jo komisionerësh, qofshin këta të pikuar nga qielli i Perëndimit!”, ka vijuar deputeti demokrat.

Ai ka shtuar se, “reforma në drejtësi nuk duhet të jetë një ligj për të nxjerrë në pension gjyqtarët që nuk i pëlqejnë Ramës, “por një revolucion që shndërron shoqërinë dhe individët”, ka shtuar Bylykbashi.

Top Channel