Shevchenko, trajneri i ri i Ukrainës; në staf Tassoti dhe Maldera

15/07/2016 00:00

Andriy Shevchenko është trajneri i ri i Ukrainës. Lajmi qarkullonte prej kohësh, por vetëm tani erdhi njoftimi zyrtar nga Federata Ukrainase e Futbollit në faqen e saj të internetit.

Ish-fituesi i Topit të Artë me Milanin ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me mundësinë për ta zgjatur edhe 2 vjet të tjera.

Sikurse ishte aluduar më herët, në stafin teknik të Shevas janë edhe Mauro Tassoti dhe Andrea Maldera, pas “divorcit” me Milanin.

Pas Europianit në Francë, të cilin e kaloi si bashkëpunëtor i trajnerit, Shevchenko është gati të marrë mbi shpatulla përgjegjësitë për kombëtaren.

Top Channel