Mancini-Inter, krizë e hapur mes palëve

15/07/2016 00:00

Raportet mes Interit dhe Roberto Mancinit po shkojnë drejt shkëputjes së plotë.

Trajneri italian ka mbetur i pakënaqur nga lëvizjet në merkato të drejtuesve të klubit zikaltër duke bërë që të ngrihen shumë pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e tij në pankinën e skuadrës milaneze.

Ditët e fundit, Mancini u takua në Los Angeles me një prej drejtuesve të klubit, Boklingbroke, takim ky nga cili nuk arrit në asnjë përfundim  duke e thelluar akoma më shumë krizën mes palëve.

Orët apo ditët në vazhdim do të jenë vendimtare për Mancinin që është më shumë jashtë Interit se pjesë e tij. Po flitet shumë për një zgjidhje konsensuale të kontratës mes tyre me teknikun që duket se është në pritje të ndonjë oferte nga Anglia. Ndërkaq, Mancini ka lënë tashmë qendrën stërvitore të Interit, zyrtarisht për të zgjidhur një problem burokratik me pasaportën e tij, por duket se pas kësaj fshihet diçka më shumë duke qenë se kriza po bëhet akoma më e fortë.

Në një situatë të tillë, te Interi nuk duan të jenë të papërgatitur dhe tashmë ka filluar të mendohet për zëvendësuesin e Mancinit dhe emri që po përmendet është ai i Leonardos, i cili ka zhvilluar bisedimet e para me Zanettin. Por të lirë janë edhe Prandelli e Frank De Boer, që pëlqehen shumë nga presidenti Thohir.

Top Channel