Eder rrëfehet: Babai 16 vite burg për vrasjen e gruas

15/07/2016 00:00

Heroi i Portugalisë mbrëmjen e 10 korrikut në Paris që u dhuroi lusitanëve me golin e tij trofeun e parë të rëndësishëm duke i shpallur edhe kampionë të Euro 2016-s, ka rrëfyer edhe periudhën më të keqe të jetës së tij.

Ai ka treguar se babai i tij është dënuar me 16 vite burg në Angli nën akuzën e vrasjes gruas së tij, njerkës së Eder, kur ky i fundit ka qenë vetëm 12 vjeç.

Eder tregon se kur u bë pjesë e Academicas në vitin 2008 ku filloi të paguhej për të luajtur futboll nisej drejt Anglisë çdo herë që kishte mundësi për të vizituar të atin/

Rrëfimi i sinqertë i Eder është bërë gjatë një interviste për një televizion portugez dhe fillimisht deklarata e tij se babai ishte i dënuar në Angli me 16 vite burg u mor si një shaka, por kur gazetari ka para seriozitetin e futbollistit e ka pyetur më tej rreth kësaj historie.

Top Channel