Drejtësia, Meta: Takim Rama-Basha

15/07/2016 00:00

Kreu i Kuvendit Ilir Meta kërkoi që më 21 korrik politika të miratojë reformën në drejtësi duke deklaruar se kjo datë nuk mund të jetë histori fajtorësh të politikës së ditës.

Përmes një deklarate, zyra e zotit Meta thekson se pasi u njoh me draftin e propozimit hibrid, shpreh vlerësimin e tij për përpjekjet e ndërmarra për finalizimin me sukses të reformës në drejtësi.

Kryetari i Kuvendit, thuhet në njoftim, vlerëson se palët janë shumë pranë arritjes së kompromisit dhe bën thirrje që në orët në vijim të ndërmerret çdo përpjekje për përafrimin përfundimtar të qëndrimeve mes palëve në mënyrë që data 21 korrik të jetë një histori suksesi për vendin dhe 30 vitet e ardhshme dhe jo një histori fajtorësh për politikën e ditës.

Meta thotë se pjesë e këtij komunikimi konstruktiv mund të jetë edhe një takim Rama-Basha.

Top Channel