Blerja më e re e Arsenalit stërvitet me klubin e Prishtinës

14/07/2016 00:00

Granit Xhaka është blerja më e re e Arsenalit, ndërsa tifozët e “topçinjve” të Londrës mezi presin të shohin futbollistin 23-vjeçar me fanellën e kësaj skuadre.

Mesfushori me origjinë kosovare që aktivizohet për përfaqësuesen zvicerane i është kthyer stërvitjes për të qenë në formën më të mirë të mundshme gjatë fazës përgatitore, por këtë stërvitje ai nuk po e bën me Arsenalin, por me klubin e Prishtinës.

Granit Xhaka ndodhet në Kosovë, së bashku me familjen e tij, e shfrytëzoi këto ditë për të punuar për formën e tij fizike pikërisht duke iu bashkuar klubit kosovar, me këtë të fundit që nëpërmjet rrjetit social “Twitter” publikoi edhe një foto të futbollistit në këto seanca stërvitore.

Top Channel