Stresi prodhon agresivitet, psikologët: Shkak edhe i dhunës që sundon në shoqëri

13/07/2016 00:00

Akumulimi i stresit në faza të ndryshme të tranzicioni, duke nisur qe nga vitet ’90, bashkë me problemet e ndryshme sociale që kanë pasuar e kanë shndërruar atë në gjendje të shoqërisë shqiptare. Dhe kjo gjendje stresi ,për psikologët përkthehet në fazë depresioni dhe shtim të agresivitetit.

“Sa më shumë stresi të kthehet në një gjendje, gjendja stresuese çon edhe në episode depresioni të shoqërisë dhe aq më tepër ne do të kemi sjellje deviante, ku futet edhe agresiviteti dhe kriminaliteti”, thotë psikologia Denada Toçe.

Psikologët vërejnë me shqetësim mungesën e politikave dhe instancave për rehabilitimin e shoqërisë nga stresi i krijuar nga probleme të ndryshme sociale, si papunësia, lojërat e fatit e të tjera.

“Edhe pse nuk kemi studime të mirëfillta që kjo gjendje stresuese ka ekzistuar edhe në të kaluarën, pasi ne kemi kaluar pasi ne kemi kaluar tranzicione njëra pas tjetrës. Ne kemi mungesë të instancave të politikave sociale. Cdo tranzicion politik, çdo tranzicion i klasave politike dhe çdo tranzicion që kjo shoqëri përpiqet të mëkëmbëmbet, sepse këto ndryshime nuk kanë një formë rehabilitimi. Pra, shoqëria shqiptare ka një mungesë qëndrueshmërie dhe politike për t’i asistuar këtyre problemeve”, shprehet psikologia Denada Toçe.

Shoqëria shqiptare vjen nga një mentalitet diktati dhe patriarkaliteti, e cila manifestohet në dhunë. Për psikologët, dhuna ka ekzistuar dhe më parë, por tanimë ajo thjesht po del më në pah fal rritjes së ndërgjegjësimit për të denoncuar dhe zhvillimit të teknologjisë.
 

Top Channel