Njësoj si Van Nistelroy; Tottenham, goditje klasi në merkato

13/07/2016 00:00

3 sezone më parë kur u largua nga akademia e Feyenoord dhe me pak ekipe të interesuara për të, Vincent Janssen mendoi se karriera e tij nuk ishte aq e shkëlqyer sa priste talenti holandez.

Por me rikuperimin e  formës dhe shtimin e mesatareve të golave, sulmuesi karizmatik u vendos në qendër të merkatos dhe tani ka kaluar në kampionatin më të fortë, në Premier Ligën angleze.

Vincent Janssen është blerja më e re e Tottenham. Shënuesi më i mirë i ligës holandeze të futbollit të kujton finalizimet e një tjetër emri të shquar si Rud Van Nistelroy, por ekspertët thonë se është më efikas.

22 milionë Euro ka kushtuar premtimi i kombëtares holandeze, shumë të cilën Totenham do ta paguajnë te AZ Alkmaar nëpërmjet kësteve.

Nga një sulmues anonim, Janssen u transformua në një lojtar klasi dhe pasi refuzoi avancimet e PSG këtë verë, preferoi kontratën 4 vjeçare të Tottenham për të patur më shumë mundësi aktivizimi.

22-vjeçari shënoi 27 gola në Eredivizie, madje debutoi edhe me gol me Holandën në muajin Mars. Ai bëhet blerja e dytë e Tottenham këtë verë, pas firmës së ekipit londinez me mesfushorin Uanijama.

Top Channel