Policia e Elbasanit publikon masat për ndeshjen Partizani-Ferencvaros

12/07/2016 00:00

Policia e Elbasanit ka bërë të ditura masat e marra për mbarëvajtjen sa më të mirë të ndeshjes së vlefshme për turin e dytë paraeliminator të Champions League mes Partizanit dhe hungarezëve të Ferencvaros ditën e mërkurë në orën 20:00.

Bëhet e ditur se nga ora 18:00 nuk  do  të  lejohet  parkimi  i  automjeteve   përreth  dhe përballë   stadiumit; nga bulevardi “Kamber  Sejdini”, në orën 18:00, nuk do të lejohet lëvizja  dhe  parkimi  i mjeteve.

Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 185  punonjës  policie,  nga  Drejtoria    Vendore  e  Policisë Elbasan, Komisariatet vartëse  të saj dhe FNSH-ja.

Në stadium, nuk do të lejohet marrja e fëmijëve pa u pajisur me biletë. Të  gjithë  sportdashësit  që do të  marrin pjesë  në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me kartë  identiteti   dhe  të  mos kenë  me vete: sende të forta; shishe; fishekzjarrë; monedha  apo  metale 

Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë  sportdashësit. Drejtoria Policisë  Elbasan i  kërkon qytetarëve që të minimizojnë  më  datë 13 Korrik lëvizjen e tyre me automjet brenda  qytetit  të  Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij  aktiviteti.

Top Channel