
Miralem Pjanic, i cili u prezantua sot si lojtari i ri i Juventusit, ka zgjedhur të mbajë numrin 5 në fanelë, në nder të Zinedine Zidane, idhullit të tij.
“Do të mbaj numrin 5. Vitin e kaluar kam mbajtur 15-n, por ishte i zënë. Zidane ka mbajtur numrin 5 dhe unë jam krenar që do të kem të njëjtin numër me idhullin tim”, tha mesfushori i ardhur nga Roma në konferencën për shtyp të prezantimit.
Pjanic tha se tani e ka kuptuar pse Juventusi ishte një skuadër aq e vështirë për t’u mundur.
“E njihja nga jashtë këtë klub, por tani që jam në brendësi e kuptova pse e kisha aq të vështirë ta mundja. Këtu punohet shumë dhe këtë e kupton që në ditët e para. Unë jam në dispozicion të skuadrës për të vazhduar rrugën e fitoreve”, u shpreh mesfushori.
Top Channel