Topi i Artë 2016, “Parisi” dikton trofeun mitik

11/07/2016 00:00

Finalja e Europianit të futbollit kishte pashmangshmërisht kuotat e saj me peshë edhe në diskutimin për Topin e Artë, një trofe individual që në vitin e turneut kontinental, ndikon UEFA-n t’ia japë atij që ka shkëlqyer.

Në mesin e garës mbetën katër kandidatë potencialë, Toni Kroos, Gareth Bejl, Ronaldo dhe Griezmann. por në fundin e finales 120 minutëshe të Parisit, tani shtohen pretendimet e një personazhi të vetëm.

Cristiano Ronaldo ishte aspak influencues në sfidën që Portugalia sanksionoi titullin e saj të parë por në një vit thuajse perfekt në synimin e trofeve, anësori luzitan sigurisht e ka të drejtën të festojë edhe për çfarë do të vijë.

Numri 7 i Real Madrid e humbi La Ligën in ekstremis, por ia doli të fitonte Ligën e Kampioneve dhe tani edhe Europianin me kombëtaren.

Meritat e tij në turneun e kësaj vere janë të pamohueshme edhe pse në ndeshjen më të rëndësishme, ai mund të jepte vetëm kurajo nga pankina. Por për ekspertët e futbollit europian, tani Cristiano Ronaldo duhet të bëjë vend në muzeun e tij për një tjetër top të Artë, atë që do të vijë pas pak muajsh, në Janar.

Nuk ka aspak rëndësi që Portugalia nuk ekzaltoi me lojën e saj, pasi një kombëtare e dorës së dytë e inspiruar nga Ronaldo, ia doli të fitojë edhe me golat e Ronaldos.

Topi i katërt i artë është shumë pranë, falë kjo edhe distancimit të pretendentëve me Mesin në një sezon jo elektrizues dhe të tjerët në kufirin e lojtarëve tokësorë të zakonshëm.

Top Channel