Përmbysje dramatike në San Francisco, Algjeria mposht Jordaninë dhe mban gjallë ëndrrën për kualifikim në Botëror Heronjtë portugezë të Euro2016 kanë vijuar festën trofeut të parë ndërkombëtar të fituar edhe ditën e hënë kur janë kthyer në Lisbonë pas asaj fitore dramatike 1-0 në kohën shtesë ndaj Francës.
Portugezët arritën të fitonin ndaj ekipit organizator pas një goditje nga jashtë zone e Eder, i cili hyri në fushën e lojë në minutën e 79’ duke zëvendësuar Renato Sanches, duke shënuar edhe golin e vetëm të ndeshjes pas 120 minutash tension.
Për ekipin e drejtuar nga Fernando Santos është organizuar edhe një pritje madhështore, duke nisur nga momenti i uljes së avionit ku në ajër janë “përplasur” ujë me dy ngjyrat e flamurit portugez duke krijuar një skenë spektakolare.
Pas mbërritjes në Lisbonë, Ronaldo dhe pjesa tjetër e ekipit kanë lëvizur drejt qendrës së qytetit me autobusë të hapur duke nisur edhe një festë e cila nuk ka shenja se do të përfundojë.
Top Channel