Dështimi 120 milionësh; Mbivlerësimi i talentit të Pogba

11/07/2016 00:00

Nuk ishte finalja ku Pogba duhej të shpërthente e madje as Europiani i futbollit në të cilin talenti më i madh i viteve të fundit duhet të linte shenjën pas oshilacioneve në turneun spektakolar të kësaj vere.

Me përcaktimin e Portugalisë kampione të kontinentit, mbeten tashmë faktet dhe te Franca është koha e bilanceve duke nisur nga mesfushori me ngjyrë i “gjelave”.

”Oktapodi Pol” siç u pagëzua nga mediat, nuk i shtriu dot asnjëherë tentakulat në fushën e lojës, duke u limituar në ndeshje mesatare. Nëse nuk do të ishte për ulërimat e tij ndaj shokëve të skuadrës në pjesën e dytë, ndoshta Pogba nuk do kishte fituar asnjëherë vëmendjen e kamerave, çka praktikisht e mban në kufirin e një dështimi 120 milionë Euro, aq sa kërkon të paguajë Manchester United.

Pogba u duk i çoroditur nga ana taktike dhe jo më kot meritoi faturën e tij të fajit pas finales, nga trajneri Deshamp.

Talenti e nisi Europianin si mesfushor i djathtë me Rumaninë, por ndryshoi rol kur Deshamp provoi skema të tjera. Por pavarësisht të gjithave, turneu i tij mbetet një hije dhe asnjëherë në vlerën e merkatos së çmendur dhe të pajustifikuar të futbollit.

Top Channel