Cristiano: E kërkoja këtë trofe që nga viti 2004

11/07/2016 00:00

“Doja ta fitojë këtë trofe që nga viti 2004. Jam shumë i lumtur, është një nga momentet më të bukura të karrierës sime”. Këto janë deklaratat e kapitenit të Portugalisë, Cristiano Ronaldo, pas përfundimit të finales së “Euro 2016” me fitoren e luzitanëve.

Një gol i Eder në minutën e 109 i dha fitoren Portugalisë ndaj Francës, duke bërë që më në fund Cristiano të fitojë një trofe me kombëtaren e tij, 12 vite pasi humbi finalen e Evropianit në Lisbonë, ndaj Greqisë.

“Gjithmonë kam thënë që doja të fitoja diçka me Portugalinë për të hyrë në histori dhe më në fund ia arrita. Kam fituar gjithçka me klubet dhe vetëm kjo më mungonte. E merituam. Kanë qenë shumë vite sakrifice dhe askush nuk besonte te ne”, shtoi sulmuesi i Realit të Madridit, i cili në këtë finale luajti vetëm 25 minuta, pasi u detyrua të dilte nga fusha për shkak dëmtimi.

Top Channel