Tentuan të kalonin drogë për në Greqi, 2 të arrestuar
10/07/2016 00:00
Brenda 12 orëve, Policia ka sekuestrohet 16 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa si dhe arrestoi dy persona që tentuan ta kalojnë atë nga pika e kalimit kufitar të Kakavijës.
Gjatë kontrollit të autobusit të linjës Tiranë -Athinë, në bagazhin e tij u konstatua një mobilie, brenda së cilës ishte krijuar një vend i fshehtë ku u gjet 6.8 kilogram hashash.
Policia arrestoi një 29-vjeçar nga Fieri si personin që kishte nisur porosinë me autobus.
Më pas është arrestuar një 64 vjeçar nga Patosi sepse në gomën rezervë të mjetit të tij u gjet 9 kilogram hashash.
Top Channel