Rekordi i Schweinsteiger, 38 ndeshje në turnetë e mëdha

08/07/2016 00:00

Bastian Schweinsteiger u bë protagonisti në aspektin negativ mbrëmjen e kaluar. Ndaj Francës, kapiteni i Gjermanisë shkaktoi 11-metërshin në favor të “Bluve”, në ndeshjen e tij të 38 në turnetë madhorë (Evropianë e Botërorë), duke vendosur një rekord absolut në historinë e futbollit.

Në moshën 31-vjeçare, Schweinsteiger kaloi rekordin me 37 ndeshje, të cilin e mbante së bashku me Miroslav Klose. Në vendin e tretë në këtë pikë figuron një tjetër emër i madh i futbollit gjerman, Lotar Mateus me 36 ndeshje, po kaq sa dhe legjenda italiane Paolo Maldini.

Mes futbollistëve që kanë zhvilluar më shumë ndeshje në Kampionatet Evropiane dhe Botërore janë edhe Philipp Lahm me 34 sfida, Cristiano Ronaldo me 33 dhe Lilian Thuram me 32 ndeshje.

Top Channel