Tour de France, Marcel Kittel fiton etapën e 4-t

06/07/2016 00:00

Etapa e 4 e Tour de France u vu nën shenjën e një çiklisti gjerman. Marcel Kittel ishte ai që triumfoi duke siguruar suksesin e tij të nëntë në këtë aktivitet në karrierën e tij.

Kittel, që është pjesë e skuadrës Etiks Kuik Step, e mbylli këtë etapë që ishte e gjatë 237.5 km me kohën 5 orë 28 minuta e 30 sekonda.

Çiklisti gjerman arriti të lërë pas në metrat e fundit francezin Kokard, ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionua sllovaku Peter Sagan.

Klasifikimi i etapës vijon me holandezin Grwnevegen dhe norvegjezin Kristof.

Në renditjen e përgjithshme, edhe pas etapës se 4 kryeson Peter Sagan me 20 orë 3 minuta e 2 sekonda. Në vendin e dytë është Alafilip me 12 sekonda më shumë, ndërsa i treti pozicionohet Valverde me 14 sekonda më shumë se Sagan.

Top Channel