Berlusconi konfirmon shitjen e Milanit te kinezët

06/07/2016 00:00

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, konfirmoi se së shpejti, klubi do të jetë në duart e investitorëve kinezë. Fjalë të thëna nga një person, që edhe pse të dhimbshëm, e ka marrë vendimin e tij, të cilin e tha publikisht për herë të parë.

Menjëherë pas daljes nga spitali, ku iu nënshtrua një ndërhyrje në zemër, Berluskoni shpjegoi se vendimi është marrë dhe se investitorët do ta kthejnë Milanin në lavdinë e zakonshme.

“E drejtoj klubin prej 30 vitesh, por në 4 vitet e fundit jam përqendruar më tepër diku tjetër, për shkak të një vendimi gjyqësor paradoksal dhe një dënimi absurd. Nuk e kam ndjekur skuadrën si në të kaluarën dhe tashmë dua ta mbyll këtë periudhë prej 3 dekadash, ku Milani ka fituar 28 trofe dhe numri i tifozëve u rrit”.

Pasi konfirmoi se vendimi për shitjen e Djallit është marrë, presidenti foli edhe për investitorët e rinj kineze.

“Tashmë klubi ka marrë këtë drejtim nga Kina. Besoj se zgjedhja e fundit është e rëndësishme, për t’ia dorëzuar Milanin atij që është i gatshëm ta rikthejë protagonist në Itali, Europë dhe nëpër botë. Duke pasur parasysh vlerën e markës, hoqa dorë nga pretendime financiare dhe pranova ofertën që mu paraqit. Kushti im i vetëm ishte që grupi investitor të shpenzonte të paktën 400 milionë euro në merkato.

Top Channel