Egnatia fiton në transfertën delikate ndaj Laçit, kampionët triumfojnë me dy gola në fund Tashmë Shqipëria ka edhe një stadium të dytë kombëtar, por më modern dhe mbi të gjitha më i madh se sa ai i Elbasanit.
Inspektimi i fundit i UEFA-s në Shkodër për të parë mbarëvajtjen e punimeve në stadiumin “Loro Borici” dhe për të parë se si janë plotësuar detyrat që kishin lënë nga kontrolli i fundit duket të ketë rezultuar pozitiv. Anëtari i Komitetit i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe mbikëqyrësi i punimeve në këtë stadium, Arben Dervishaj ka konfirmuar pikërisht këtë gjë.
“Stadiumi ka përfunduar. Aktualisht janë duke u mobiluar ambientet e dhomave të zhveshjeve, ambientet VIP dhe të medias. Po bëhen punimet e fundit dhe në vazhdën e kësaj ka ardhur edhe një grup nga UEFA për të parë se si janë plotësuar detyrat që ata na lanë. Deri tani të tëra kërkesat e tyre janë plotësuar. Për ne stadiumi është i përfunduar, mund të ngelin zbukurimet e fundit që nuk prishin asgjë”, shprehet Arben Dervishaj, anëtar i Komitetit në FSHF.
Një tjetër kërkesë që mbetet ende e pa zgjidhur është çështja e parkimit, jo për tifozët, por për autobusët e skuadrave dhe mbi të gjitha për makinat e transmetimit të televizioneve. Kjo është një ngërç i theksuar edhe në kontrollet e mëparshme nga kontrollet e UEFA-s, por që mendohet të gjendet një zgjidhje alternative duke qenë se hapësirat përpara stadiumit janë shumë të limituara.
Përpara se të merret “OK” përfundimtar i UEFA-s, duhet zhvilluar një ndeshje inauguruese që do të testojë realisht të gjitha sistemet e stadiumit të ri, për këtë arsye është menduar që të luhet ndeshja e Superkupës së Shqipërisë, e cila ende nuk është përcaktuar si datë, por mendohet rreth muajit gusht.
Top Channel