Nicola Rizzoli për Gjermani-Francë

04/07/2016 00:00

Do të jetë Nicola Rizzoli gjyqtari i ndeshjes së 7 Korrikut, Gjermani-Francë, sfidë e cila do të luhet në “Velodrome” të Marsejës.

Kështu, 44-vjeçarit italian i mbyllet dera e finales së “Euro 2016” pikërisht nga bashkëkombasi i tij Pierluigi Collina, i cili është shefi i arbitrave në UEFA.

Kjo do të jetë ndeshja e katërt që gjyqtari italian do të drejtojë në këtë kompeticion.

Ndërkohë, arbitri i gjysëmfinales tjetër Portugali-Uells do të jetë suedezi Jonas Eriksson.

Pas këtyre emërimeve, mediat europiane shohin si favorit për finalen e 10 korrikut 2 arbitra: britanikun Mark Clatenburg dhe hungarezin Viktor Kasai.

Top Channel