Peleshi: Rithemelim sistemit të drejtësisë

28/06/2016 00:00

Zv/kryeministri Niko Peleshi nga Korça ka theksuar domosdoshmërinë e rithemelimit të sistemit të drejtësisë, ndërsa krahasuar me Kosovën ka deklaruar se vetingu, nëse do të merrej si një strukturë më vete, nuk do të kishte nevojë për ndryshime kushtetuese.

Peleshi tha se duhet treguar optimizëm se do të mund të miratohet e plotë paketa e ndryshimeve.

I pyetur lidhur me deklaratat e deputetit sovialist Pandeli Majko lidhur me referendumin Peleshi është shprehuroptimist se politika shqiptare do ti japë drejtimin e duhur reformës deri në 21 korrik.

Këto deklarata zvkryeministri Peleshi i ka bërë gjatë një vizite në qytetin e  Korçës.

Top Channel