Triumfon Italia, Spanja jashtë Euro 2016

27/06/2016 00:00

Kampionët në fuqi të Spanjës i japin lamtumirën Euro 2016 që në fazën e 1/8-ave. Italia triumfon me rezultatin 2-0, me gola të shënuar nga Chiellini e Pelle.

Një ndeshje e jashtëzakonshme për skuadrën e drejtuar nga Conte, dominim në lojë, raste të shumta dhe një mbrojtje perfekte.

Një pjesë e parë fantastike për të kaltrit. Chiellini e gjeti golin në minutën e 33. Ishte një goditje dënimi në hyrje të zonës, të cilën e ekzekutoi Eder që lëshoi një goditje të fort drejt portës. De Gea nuk arrin ta largojë dhe më pas Chiellini e dërgon topin në rrjetë. Përveç golit të shënuar, italianët patën edhe dy raste të tjera të pastra për shënim. Për t’u veçuar ishte një goditje nga brenda zonës e Giaccherinit, por topi u devijua këtë herë nga portieri spanjoll. Ndërsa spanjollët thuajse nuk arritën asnjëherë rrezikshëm në portën e Buffon.

Edhe pjesa e dytë nisi me Italinë më kërkuese, ku në minutën e 55 Eder u doli i vetëm përballë De Gea, por nuk arriti të dyfishoi rezultatin.

Pas minutës së 70 te italianët u panë shenja lodhjeje. Spanja reagoi, por ishte radha e Buffon të tregoj se ka ende reflekse, duke e shpëtuar portën në dy raste të rrezikshme.

Megjithatë, për fatin e mirë të Italisë, lojtarët e Spanjës nuk arritën të shënonin. Ndërkohë, Pelle gjen forca në minutën e parë të shtesës dhe arrin të shënojë edhe golin e dytë dhe tashmë kampionët në fuqi jashtë zyrtarisht jashtë Euro 2016.

Në çerekfinale një tjetër superndeshje, Gjermani-Itali.

Mbërmjen e sotme, në 21:00 do të zhvillohet edhe ndeshja e fundit e fazës së 1/8-ave, Angli-Islandë.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel