“Brexit” edhe në Europian për Anglinë, Islanda vazhdon ëndrrën

27/06/2016 00:00

Pas Spanjës, është Anglia që i ka dhënë lamtumirën Euro 2016 që në fazën e 1/8-ave, ndërsa Islanda është surpriza e madhe e këtij Europiani.

Një nisje e çmendur e takimit. Anglia kalon në avantazh në minutën e 4 me një 11-metërsh të kthyer në gol nga Rooney, ndërsa vetëm 2 minuta më vonë Sigurdsson barazon shifrat. U mendua se ishte një gol i rastësishëm i islandezëve, por nuk kishte qenë kështu, pasi vetëm 10 minuta më pas ata arrijnë të shënojnë edhe golin e avantazhit sërish me Sigurdsson, i cili rezultoi vendimtar për kualifikimin e mëtejshëm të ekipit të drejtuar nga Lagerback.

Anglia më pas bëri të gjitha përpjekjet për të shënuar të paktën golin e barazimit, por deri në minutën e tretë të shtesës nuk ja arritën qëllimit.

Tashmë për anglezët mund të cilësohet si “Brexit” i radhës, këtë herë nga Kampionati Europian, ndërsa Islanda vazhdon ëndrrën dhe në çerekfinale do të ndeshet me organizatorët e Francës.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel