“BBC” e Italisë “kërcënon” Spanjën

27/06/2016 00:00

Shorti e vendosi Spanjës që në fazën e 1/8-ave të Europianit kundër Italisë në një finale të parakohshme. Spanjollët janë favoritë në letër, por “axurrët” nuk dorëzohen lehtë dhe pika më e fortë e tyre sigurisht që është mbrojtja.

Goal.com i ka kushtuar një shkrim mbrojtjes së skuadrës së drejtuar nga Conte. “Harrojeni Bale, Benzema dhe Ronaldo, “BBC” origjinal është Barzagli, Bonucci dhe Chiellini”.

Italia erdhi në Euro 2016 me një ekip të cilësuar si më i dobëti i viteve të fundit, duke pasur parasysh largimet e lojtarëve që kanë mbajtur peshën në mesin e fushës, ku sigurisht që mbi të tërë është Pirlo, por edhe sulmi nuk është në nivele të larta. E vetmja pikë e fortë te Italia mbetet mbrojtja e përbërë nga 3 lojtarët juventin, shkruan Goal.com.

Në anën tjetër, ekipi spanjoll është i frikshëm në fazën sulmuese, e cila e ndihmuar edhe nga Iniesta e Silva bëhet mjaft e rrezikshme, por në ndeshjet e Italisë pritet të përballet me një mur të vërtetë, ku BBC-ja Barzagli, Bonucci dhe Chiellini, janë kryesorët në mbrojtjen italiane.

Top Channel