Kualifikimi një formalitet për Gjermaninë, fiton 3-0 ndaj Sllovakisë

26/06/2016 00:00

Gjermania ka shkatërruar 3-0 Sllovakinë, përballë së cilës regjistronte edhe humbjen më të fundit në miqësoren e luajtur gjatë fazës përgatitore më 25 maj.

Ekipi i drejtuar nga Joachim Loew ka dominuar totalisht lojën duke kaluar në avantazh që në minutën 8’ me anë të Boateng.

7 minuta më pas Ozil ka pasur mundësinë të dyfishojë rezultatin, pas një penalltie të akorduar nga arbitri  polak Szymon Marciniak, por gjuajtja e tij është pritur nga portieri Kozacik.

Por ai që dyfishoi shifrat në pjesën e parë ka qenë Mario Gomez, i cili ka shfrytëzuar mjaft mirë mundësinë e dhënë në minutën 42’ dhe nuk ka falur.

Edhe në pjesën e dytë është parë një Gjermani e frikshme, duke shënuar sërish në minutën e 63’ me anë të Draxler.

Tashmë gjermanët kanë sytë nga “Stade de France”, kur nesër do të luhet edhe supersfida Itali-Spanjë, për të mësuar rivalin e parë të frikshëm për të në këtë Europian.

Top Channel