Sërish ‘shkëndija’ në futbollin brazilian, Thiago Mendes refuzon të shtrëngojë duart me Neymar(VIDEO)
Franca ia ka dalë të kalojë në çerekfinale pas shumë minutash vuajtjeje ndaj Irlandës, pasi nuk po gjente golin e barazimit, për të ngulmuar më pas për të fituar ndeshjen.
E gjendur në disavantazh prej minutës së dytë, pas një penalltie të akorduar nga arbitri italian Nicola Rizzoli dhe që u shndërrua në gol nga Robert Brady, Franca është hedhur në sulm në kërkim të golit, por pjesa e parë ka përfunduar me këtë rezultat.
Edhe në pjesën e dytë Franca ka dominuar lojën duke gjendur rrjetën për herë të parë me anë të Griezmann në minutën e 51’. Një gol i ngjashëm me atë që shënoi ndaj Shqipërisë.
Ka qenë po Griezmann ai që në minutën e 66’ ka shënuar edhe golin e kualifikimit. Tashmë Franca pret e qetë përballjen Angli-Islandë, ku fituesi do të jetë edhe kundërshtari i radhës për organizatorët e këtij Europiani
Top Channel