Italia humbet Candreva-n për ndeshjen ndaj Spanjës

25/06/2016 00:00

Antonio Conte ka marrë një lajm të rëndë në prag të sfidës së të hënës ndaj Spanjës e vlefshme për 1/8-at e Euro 2016. Antonio Candreva nuk do të luajë në “finalen e parakohshme” të Europianit.

Shkak i mungesës së mesfushorit te të “kaltrit” është bërë dëmtimi i pësuar në sfidën ndaj Suedisë të cilën Italia e fitoi minimalisht. Lajmi është bërë zyrtar këtë të shtunë nga Federata Italiane e Futbollit.

Candreva është një nga lojtarët më të rëndësishëm te Italia, ku Conte shpresonte të ndërtonte lojën në ndeshjen e vështirë ndaj Spanjës.

Top Channel