Formula 1, rrezikohen dy gara europiane

25/06/2016 00:00

Në fillim të javës, Ecclestone ishte shprehur se mund të ketë një reduktim të garave për sezonin e ardhshëm, nga 21 në 18.

Nuk është e vështirë për ta kuptuar që pistat në rrezik janë Monza, që për momentin nuk ka firmosur as rinovimin e kontratës, cirkuiti i Gjermanisë Nurburgring dhe në fund ai i Kanadasë, ku duhet të kryhen disa investime të rëndësishme e që kërkojnë shumë para.

Disa javë më parë bosi i Formula 1, Bernie Ecclestone, nuk e kishte fshehur qëndrimin e tij pro daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian. Tashmë që dicka e tillë është bërë realitet, 85-vjecari nuk ngurron të thotë se cilat do të jenë pasojat në këtë sport.

“Kalendari i sezonit të ardhshëm në Formula 1 do të humbasë një ose dy çmime të mëdha të Europës. Nuk mund ta them me siguri se cilat pista do të përjashtohen, por ato që do të përfshihen nuk do të jenë europiane. Formula 1 nuk është një kampionat europian, por botëror”.

Më shumë se me rezultatin e referendumit në Mbretërinë e Bashkuar, reduktimi i garave për sezonin e ardhshëm lidhet më faktin se Formula 1 është gjithë e më shumë e uritur për para.

Top Channel