PS “dhuratë” opozitës listën me 41 projektligje që duhen miratuar për integrimin europian, Top Channel publikon përmbajtjen
Partia Demokratike, me anë të një reagimi me Sekretarin Organizativ Enno Bozdo, deklaroi se “si rezultat i rritjes së taksave dhe përkeqësimit të klimës së biznesit, investitorët e mëdhenj kanë braktisur vendin”.
“Investimet e huaja direkte kanë rënë këtë vit me 40%. Dhoma Amerikane dhe ajo Gjermane e Tregtisë shprehen se klima e biznesit është përkeqësuar në pikiatë.
FMN-ja deklaron se politika e taksave të larta progresive ka dështuar plotësisht dhe koncesionet korruptive i kanë marrë frymën ekonomisë. Ndërsa Rama mburret me një projekt dhe një investitor që i takon qeverisë të mëparshme“, deklaroi Bozdo.
Ai shtoi se “në sektorin e hidrokarbureve, “Bankers“ u detyrua nga kjo qeveri të ndërpresë prodhimin dhe në fund të largohet. Shumë multinacionale të tjera kanë mbyllur zyrat dhe po largohen me shpejtësi nga Shqipëria. Ndërsa inkurajojmë Shell-in dhe e mbështesim plotësisht për investimin dhe besimin që ka në suksesin e projektit, theksojmë se vetëm largimi i Ramës do të mundësojë ardhjen e investitorëve dhe kthimin e Shqipërisë në një vend tërheqës për investimet e huaja“.
Top Channel