Kuvend, betohet zëvendësuesi i Koço Kokëdhimës

23/06/2016 00:00

Në seancën parlamentare të kësaj të enjteje është betuar deputeti i ri i qarkut të Vlorës, Edmond Leka.

Leka, nga radhët e Partisë Socialiste, zëvendëson në këtë post ish-deputetin Koço Kokëdhima.

Kokëdhimës iu hoq mandati nga Gjykata Kushtetuese pas kallëzimit të opozitës, për faktin se kishte përfituar fonde publike gjatë kohës që mbante postin e ligjvënësit.

Top Channel