Conte: Mora përgjigjet që kërkoja

23/06/2016 00:00

Italia e humbi ndeshjen me Irlandën, por kishte një disfatë që nuk digjte shumë. Të kaltrit e kishin siguruar vendin e parë në grup dhe tashmë në 1/8 e finaleve i pret sfida me kampionët në fuqi të Spanjës.

“Nuk kam për çfarë t’i qortoj futbollistët -ishte komenti i Contes pas përfundimit të ndeshjes- ishte një ndeshje fizike, e fortë dhe në limitet e prakticitetit. I mora përgjigjet që kërkoja nga të gjithë lojtarët. Më vjen keq që e humbëm ndeshjen kur e kishim në dorë. Të gjithë dhanë përgjigje pozitive, tani të rifitojmë energjitë”.

Përsa i përket ndeshjes me Spanjën, Conte deklaroi se ka respektin më të madh për skuadrën e drejtuar nga Del Bosque.

“Shorti nuk ishte me shumë fat për ne. Do të përballemi me një prej skuadrave më të forta në botë për të cilën kemi respektin maksimal. Duhet të flasim në fushën e lojës dhe të japim maksimumin për të mos patur më pas keqardhje. Në 1/8 skuadrat janë ndarë në një mënyrë të ç’balancuar, por ka një rregullore dhe ne duhet ta respektojmë atë”, vijoi Conte.

Top Channel