Lila-Cikalleshi-Balaj, te berberi para ndeshjes (Video)

19/06/2016 00:00

E ndërsa pak orë na ndajnë nga përballja me Rumaninë, ndeshje e cila do të jetë përcaktuese për vijimin apo jo të të dy skuadrave në Euro 2016, mes lojtarëve shqiptarë duken shenja të qarta optimizmi.

Janë Andi Lila, Sokol Cikalleshi dhe  Bekim Balaj të cilët kanë gjetur edhe kohën që të kalojnë edhe nga berberi për t’u ndjerë sa më mirë në fushën e lojës, e cila do të ndiqet nga miliona shqiptarë e jo vetëm.

Nga kjo video kuptohet që lojtarët kuqezi kanë lënë pas emocionet e dy ndeshjeve të para dhe janë të qetë para ndeshjes me Rumaninë.

Top Channel