Zvicra “tall” Francën

18/06/2016 00:00

Sfida e fundit e Grupit A mes Francës e Zvicrës do të luhet ditën e diel, por në vendin helvet duket se ajo ka filluar më shpejt.

Federata Zvicerane e Futbollit mendoi të ironizojë “Blutë” e Deshamps duke marrë shkas edhe nga polemikat e shpërthyer në vendin transalpin për Pogba.

“Ej, Francë, problemi juaj nuk është Pogba, por jemi ne”, ishte mesazhi me tone shakaje i Federatës zvicerane të futbollit në profilin social “Twitter”.

Ditët e fundit Pol Pogba shkaktoi një kaos në Francë për shkak tw gjestit të tij në përfundim të ndeshjes me Shqipërinë si dhe për paraqitjen në drekën me skuadrën me shapka.

Top Channel