Real Madrid, tension i lartë pak ditë para sfidës me Romën, Mourinho nuk flet për Vinicius, shpërthen ‘Bernabeu’
Pas humbjes me Francën, kryeministri Edi Rama, përmes një letre të hapur iu drejtua lojtarëve të Kombëtares shqiptare duke i falenderuar për emocionet e dhuruara dhe për paraqitjet në dy takimet.
Për paraqitjen e “Kuqezinjve”, duket se Rama nuk është i vetmi që ndan një mendim pozitiv.
Përmes Facebook, Kryeministri bëri me dije një mesazh të marrë nga një emër i madh i futbollit botëror; Arrigo Sacchi.
“Një sms mbërriti sot në telefonin tim nga një zotëri i madh i historisë së futbollit botëror”, shkruan Rama, duke vendosur më poshtë mesazhin e plotë të marrë nga ish-trajneri i madh italian.
Mesazhi
“I dashur Edi,
jam plotësisht dakord me çfarë ke shkruar në letrën tënde për paraqitjet e bukura të djemve të De Biazit. Një grup i vërtetë, sakrifikues dhe i vendosur, që ka luajtur edhe nje futboll të mirë. Nga ana tjetër, kur njerëzit japin gjithçka, siç ata kanë bërë duke nderuar profesionin dhe atdheun e tyre, meritojnë vetëm lavdërime.
Një përqafim të fortë
Arrigo Sacchi”
Top Channel