Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas
Një burrë dhe një grua kanë mbetur të plagosur pas një konflikti për motive të dobëta në Shëngjin, në zonën e njohur si Lapidari.
Mësohet se i pari që ka shkrepur armën ka qenë Gertian Malshi i cili ka qëlluar ndaj 49-vjeçares Mimoza Aliaj duke e lënë të plaosur me një armë gjahu të cilën e kishte me leje
Në konflikt e sipër, bashkëshorti i Mimoza Aliajt, 52-vjeçari Gëzim Aliaj, ka plagosur po me armë gjahu 38-vjeçarin Gertian Malshi.
Burime nga policia bëjnë me dije se falë ndërhyrjes së shpejtë është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të situates deri në vrasje duke kapur në flagrancë dhe arrestuar Gëzim Aliajn.
2 personat e plagosur janë dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshmëm, ndërsa bëhet me dije se policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Top Channel