Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani
Gjykata Kushtetuese në Rumani ka vendosur unanimisht të mbajë “abuzimin me anë të detyrës” një vepër penale, duke hedhur poshtë përpjekjet e disa zyrtarëve të paditur për të dobësuar fuqinë e ligjit.
Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, kodi penal rumun e përcaktonte abuzim me anë të detyrës për zyrtarët shtetërore që nuk bëjnë detyrën ose që nuk e bëjnë në mënyrën e duhur duke shkaktuar dëme të rënda.
Së fundmi, gjykata vendosi të zëvendësojë frazën “nuk e bëjnë detyrën në mënyrën e duhur” me “shkelje të ligjit”.
Duke ndryshuar përcaktimin, akuza do të aplikohet për ato raste kur “zyrtarët publikë shkelin ligjin” dhe jo kur “shkaktojnë dëme duke mos bërë detyrën në mënyrën e duhur”.
Vendimi vjen si një përgjigje ndaj një rasti ku disa zyrtarë përballen me akuzën në fjalë. Dekriminalizimi i akuzës do të sillte një shfajësim automatik dhe do të mbronte autoritetet nga rekuperimi i qindra milionë eurove në dëme të shkaktuara.
Rumania është konsideruar si një nga shtetet më të korruptuara në Bashkimin Evropian nga Transparency International dhe sistemi i saj i drejtësisë është nën monitorimin e Komisionit Evropian.
Por prokuroria rumune anti-korrupsion ka fituar çmimin europian për hetimin e ministrave, deputetëve, biznesmenëve, kryebashkiakëve dhe prokurorëve e gjyqtarëve.
Top Channel