PD reagon pas plagosjes së 3 personave në Kavajë

17/06/2016 00:00

Partia Demokratike ka reaguar pas ngjarjes së Kavajës, ku mbetën të plagosur me armë zjarri 3 persona, babë e bir, Eqerem dhe Kid Kazazi, si dhe një shitës ambulant.

PD dënon ngjarjen sot në Kavajë.  “Banditi i Rroshit, njeriu që Edi Rama e bëri drejtor të zyrës së Punës, drejtues të PS-së së Kavajas, Saimir Kurti, shkrehu armët duke plagosur kryetarin e FRPD Kavajë, Kid Kazazi, dhe ku ka mbetur i plagosur dhe një kalimtar”.

Në deklaratën e PD thuhet se këto akte të përsëritura agresioni, dhune dhe gjakosje me armë ndaj drejtuesve, anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike janë pasojë e kriminalizimit të pushtetit nga Edi Rama.

“Këto janë armët dhe plumbat e kriminelëve në pushtet të Edi Ramës, të cilët janë thirrur prej tij pikërisht për të dhunuar, plagosur e gjakosur opozitën dhe qytetarët. Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të marrë nën kontroll hetimin, e të parandalojë të gjitha përpjekjet që po bën policia me urdhër të Edi Ramës për të lehtësuar e ndihmuar autorin e krimit”, thuhet në reagimin e PD.

Top Channel