Kosovë, kalojnë në komision projektligjet për EULEX-in

16/06/2016 00:00

Komisioni për Legjislacionin, Mandatet dhe Imunitetin i Kuvendit të Kosovës ka përfunduar mbledhjen e kësaj të enjteje, gjatë së cilës kanë votuar edhe dy projektligjet në lidhje me EULEX-in.

Anëtarët e komisionit nga partitë në pushtet votuan pro projektligjeve, ndërsa anëtarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, votoi kundër.

Komisioni i hapi kështu rrugën kalimit të dy projektligjeve për votim në seancën e Kuvendit. Pritet të mësohet nëse deputetët do të vendosin t’i votojnë ose jo në vazhdim të seancës së sotme të Kuvendit këto dy projektligje.

Projektligjet që kaluan në komisionin parlamentar ishin:

1. Shqyrtimi i projektligjit nr. 05/L-102 për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Europian mbi misionin e BE-së për sundim të ligjit në Kosovë;

2. Shqyrtimi në parim i projektligjit nr. 05/L-103 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e misionit të Bashkimit Europian për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.

Top Channel