Presidentja e Komisionit Europian mbërrin në Tiranë, Von der Leyen pritet nga Edi Rama në Kryeministri Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se po sulmon gjyqtarët, duke iu referuar këtu rastit të Arjan Aliajt, ndaj të cilit Policia e Shtetit ka nisur një hetim për verifikimin e pasurisë.
“Ka vërsulur një taborr me policë kundër gjykatësit që dha një vendim që nuk i pëlqen atij, një vendim bazuar mbi kërkesën e prokurorisë për pezullimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë, mbi skandalin e përgjimeve”, deklaroi sekretari për Zgjedhjet në PD, Ivi Kaso.
Sipas opozita gjyqtari po sulmohet vetëm për një arsye.
“Për të trembur Gjykatën e Apelit para vendimit për Çakon, tregon mirëfilli, e nxjerr lakuriq konceptin e Edi Ramës për drejtësinë dhe institucionet e drejtësisë”, tha Kaso.
PD e quan antikushtetuese dhe vepër të rëndë penale këtë duke shtuar se ajo mbështet pa rezerva hetimin e pasurisë së gjykatësve dhe të çdo zyrtari në vend, por vetëm bazuar në ligj dhe kur kjo bëhet nga institucionet e ngarkuara nga ligji.
Top Channel